Klodjan Çopja, të cilit të cilit OFL i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për importimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Vlerësohet se ai dhe banda e tij ultra e dhunshme e shqiptarëve të tjerë nga Elbasani kishin importuar 150 milionë paund kokainë në Britani të Madhe.
“Si “Kajzer Soza (Keyser Söze)” në filmin “Të dyshuarit e zakonshëm (The Usual Suspects)”, Çopja dukej se ishte gjithmonë një hap më përpara ndjekësve të tij”, kështu shkruante prestigjozja Daliy Mail në një artikull kushtuar Klodjan Copjas në kohën e arrestimit të tij.
Emiljan Shega të cilit Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi sot formularin e pasurisë është arrestuar 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.
Shega atë kohë u akuzua dhe u dënua nga gjykatat britanike pasi sëbashku me gjashtë shtetas shqiptarë dhe tre britanik.
Ata u dënuan me 64 vite burg në total për posedim, shitje të lëndëve narkotike, konspiracion në shpërndarjen e lëndëve narkotike, përfshi dhe pastrimin e 10 milion paund.
Të tetë të dënuarit asokohe i pranuan të gjitha akuzat që në fillim të procesit gjyqësor./abcnews.al