Vasili: Kompanitë celulare rrisin çmimet, Rama hesht

schedule18:36 - 13 Shkurt, 2020

schedule 18:36 - 13 Shkurt, 2020

Nënkryetari i LSI-së përmes një statusi në facebook ngre shqetësimin e rritjes së çmimit të paketave nga kompanitë celulare. Ai shprehet se qytetarët janë të pambrojtur pasi qeveria po hesht përballë këtij abuzimi.

Statusi i plotë

Kompanitë celulare rritje drastike të çmimeve, por Edi Ramës s’ja mban te flase!

Kompanite celulare rritin cmimet.

Asnje fjale nga qeveria.

Qytetaret krejtesisht te pambrojtur.

Qeveria nuk ekziston per qytetaret, por vetem per kompanite e celulareve, qe kane rritur me 15- 20% cmimet e paketave dhe kane dyfishuar cmimin e rimbushjes.

Asnje fjale, asnje veprim, asnje qendrim nga qeveria per te mbrojtur dhjetra mijra qytetare, qe perballen te pafuqishem me rritjen drastike te cmimeve, pa asnje shpjegim.

Ky eshte abuzim i turpshem dhe skandaloz me qytetaret. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!