Rusia gjobit Facebook dhe Twitter, arsyeja është e pabesueshme

schedule15:02 - 13 Shkurt, 2020

schedule 15:02 - 13 Shkurt, 2020

58 mijë euro gjobë ndaj Facebook dhe Twitter në Rusi. Gjykata e Moskës mori vendimin pasi dy rrjetet sociale nuk pranuan të vendosin server-at në territorin rus Gjykata e Moskës ka gjobitur me katër milion rubla – 58 mijë euro, Facebook dhe Twitter.

Dy rrjetet sociale kanë refuzuar të vendosin në territor rus server-at me të dhënat e qytetarëve, duke shkelur legjislaturën vendore mbi të dhënat personale. Një ligj i diskutueshëm i 2014-ës, në fakt, detyron arkivimin e të dhënave të përdoruesve rusë në server që ndodhen fizikisht në territor rus.

Sipas disa ekspertëve me këtë ligj është më e lehtë për entet qeveritare dhe për shërbimet sekrete të Moskës , që të marrin informacione nga persona të cilët ata i konsiderojnë të dyshuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!