Rocco Commisso ka premtuar ndërtimin e një stadiumi të ri për Fiorentinën dhe tifozët e saj. Vështirësitë për ta bërë një gjë të tillë në Itali janë të mëdha dhe projekti kërkon shumë kohë, duke nisur nga marrja e lejes dhe zona ku do të kryhet.
Në kushte të tilla, presidenti i klubit nga Firence po mendon diçka tjetër: një zgjidhje më të shpejtë dhe më të lirë, që lidhet me rikonstruktimin e “Artemio Franchi”. Studio Giraldi ka përfunduar projektin, siç dallohet në videon e mëposhtme.
Dy janë alternativat në lidhje me kapacitetin e stadiumit: ai me 34 mijë tifozë ose me 43.700 tifozë, me mbulim të gjithë sektorëve dhe stadium pa pistë e stilit anglez, aty ku tifozët do të jenë shumë afër fushës, konfirmimin e tribunave të ultrasve dhe hapësira për aktivitetet tregtare.
“Artemio Franchi” ka për momentin një kapacitet prej 43.147 tifozësh, teksa është ndërtuar në vitin e largët 1931. Rinovimi i fundit ka ndodhur në 1990, vit kur Italia organizoi Kupën e Botës. /abcnews.al