U tha se vdiq Ratko Mlladiç, reagon Haga për kriminelin serb

schedule15:13 - 11 Shkurt, 2020

schedule 15:13 - 11 Shkurt, 2020

Gjykata e Hagës ka mohuar pretendimet për vdekjen e Ratko Mlladiç, lajm ky i postuar në rrjetet sociale nga ministrja e jashtme e Bosnjës e Hercegovinës, Bisera Turkoviç.

“Informacioni për vdekjen e Ratko Mlladiç është i pasaktë dhe ne e mohojmë atë”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale.

Duket se profili i ministres nga Bosnja e Hercegovina e cila publikoi lajmin është i rremë.

Ndërkaq,  Haga konfirmoi se Mladiç pritet të dalë para gjyqtarëve me 17 mars. Ai u dënua para dy vjetësh me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

Megjithatë, Mlladiç u lirua nga akuzat për genocid në gjashtë komuna, por u dënua për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje, shfarosje, krim kundër njerëzimit, vrasje, akt çnjerëzor i transferimit me forcë, dëbim, sulme terroriste dhe të paligjshme ndaj civilëve dhe marrje peng. /abcnews.al