Protestë për pagat e prapambetura, naftëtarët e Ballshit vijojnë rezistencën

schedule14:46 - 11 Shkurt, 2020

schedule 14:46 - 11 Shkurt, 2020

Naftëtarët e uzinës së  Ballshit i janë rikthyer protestave, ata janë mbledhur para uzinës. Një lokali i vë kyçin se nuk ka paguar sigurimet, një makinë për taksat e bllokon, e sekuestron, po një kompanie kaq të madhe.

Ky eshte argumenti qe paarqesin naftëtarët e Ballshit të mbetur papunë dhe pa rroga prej muasj. Duke iu referuar operacionit kombëtar për sekuestrot e pasurive të paligjshme, ata e konsiderojne rafinerinë e naftës të administruar nga Bylis dhe Tosk Energy si një aktivitet në paligjshmeri. Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje nga strukturat shtetërore

Protesta e naftërarëve të Ballshit tashmë është një qëndresë e përditshme. Ata grumbullohen cdo mëngjes përpara dyreve të rafinerisë, duke kërkuar të kontaktojnë me administratorët dhe përfaqësues të qeverisë. Kërkesat e tyre janë shlyerja e pagave të prapambetura dhe nisja e punës në uzinë.

Eshte muaji i 5 që nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga kompania kjo është një firmë hajdute që na ka mashtruar që na gënjeu katër muaj dhe vijon të na gënjejë dhe pas takimit me zv.ministrin ne nuk kemi asnjë zgjidhje. Duam vetëm pagat, 3 muaj. Nuk kemi më lekë. Ndërkohë sot na thuhet se do të takojmë pronarin ku do të takohet një pjesë e shefave tanë dhe një pjesë nga ne. Ne nuk shkojmë në takim pa na hedhë pagat pasi nuk besoj se do të kemi zgjidhje.Një opsion është se ne do të hidhemi në grevë urie,” thotë një nga punonjësit.

Naftëtërët nuk kanë më shpresë.  Ne duam të punojë uzina, pasi janë 1000 familje që ushqehen. Janë 40 mije banore që shpresojnë të ushqehen këtu. Ne skemi lëke për bukë për fëmijët.

Bllokimi i uzinës se Ballshit ka lënë pa punë dhe paga 800 naftëtarë te zones . Shkak u bë mungesa e naftës bruto që prej muash nuk ju shitet nga Kompania Bankers Petroleum./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!