Teuta barazoi në shtëpi me Luftëtarin dhe së fundmi ka ndryshime në stafin teknik. Nuk largohet Edi Martini, por ndihmësi i tij, Gentian Begeja, si dhe trajneri i portierëve, Alfred Osmani. Në vend të tyre afrohen në kampin durrsak Bledar Hodo dhe Bledian Rizvani.
“KF Teuta ka zyrtarizuar edhe dy anëtarët e rinj të stafit teknik,që do të jenë Bledar Hodo dhe Bledian Rizvani, të cilët kompletojnë stafin blu, sepse gjejnë aty edhe përgatitësin atletik, Eduard Salillari.
Edi Martini do të ketë si krahun e djathtë në pankinë një emër të njohur të futbollit durrsak, pikërisht Bledar Hodo. Ndersa trajneri i portierëve, do jetë Bledian Rizvani.
KF Teuta me këtë rast falenderon Gentian Begejan, dhe Alfred Osmanin, për emocionet dhe punën e tyre me ekipin gjatë kesaj kohe që ishin pjesë e Teutës dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre”, njofton klubi i Teutës. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B8bE4psgsNA/?utm_source=ig_web_copy_link