Kallëzoi dy anëtarët e KPA për falsifikim, rrëzohet kërkesa e Besnik Canit

schedule13:10 - 11 Shkurt, 2020

schedule 13:10 - 11 Shkurt, 2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon kërkesën e anëtarit të KLP, Besnik Cani, për pezullimin e gjykimit ndaj tij në apel të vettingut.

Cani e bëri këtë kërkesë pasi pretendon të pritet deri në shprehjen e GJKKO për kallëzimin ndaj dy antarëve të KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, të cilët i akuzon për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

Në seancën e sotme Cani ka kërkuar që të pezullohet gjykimi ndaj tij deri sa gjykata të shprehet për kallëzimi që ka bërë në SPAK për dy anëtarët e KPA Ardian Hajdari dhe Luan Daci me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Hajdarit dhe Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të shprehen në orën 12.

Prokurori Besnik Cani, anëtar i KLP, kërkon pezullimin e procesit të nisur ndaj tij ne KPA, shkalla e dytë e vetingut.

Përmes avokatit Eduard Halimi, Cani bëri me dije trupën gjykuese se ka depozituar një padi në Kushtetuese, ku kërkon verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes si anëtarë të KPA të dy gjyqtarëve të çështjes, Artan Hajdari dhe Luan Daci.

Sipas Halimit, të dy, Hajdari e Daci nuk duhet të ishin zgjedhur si pjese e KPA.

Njëkohësisht avokati vuri në dijeni gjykatën se SPAK ka regjistruar një hetim për anëtarin Daci me akuzën e “falsifikimit”.

Në këto kushte, tha Halimi, kërkojmë pezullimin e procesit, derisa të shprehet Kushtetuesja mbi kërkesat tona, si edhe derisa çështja e nisur ndaj Dacit në SPAK, të përfundojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!