“Histori prekëse”, Barack dhe Michelle Obama fitojnë një çmim “Oscar”

schedule22:31 - 10 Shkurt, 2020

schedule 22:31 - 10 Shkurt, 2020

Në Los Angeles të dielën u mbajt ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve më prestigjioze të filmit në botë,“Oscar” (Academy Awards).

Edhe këtë vit ceremonia u organizua në teatrin “Dolby”, në Los Anxhelos të Kalifornisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesin e shumë yjeve, edhe ish-presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle morën një çmim Oscar.

Kompania e tyre e produksionit “Higher Ground”, fitoi Oscarin e parë me dokumentarin “American Factory” që u shpall dokumentari më i mirë me metrazh të gjatë.

Ky dokumentar flet për një fabrikë të xhamave të automjeteve në Ohajo që drejtohet nga një investitor kinez. Ai përshkruan shumë çështje, përfshirë të drejtat e punëtorëve, globalizimin dhe automatizimin.

Fabrika Fuyao punëson rreth 2,200 punëtorë amerikanë dhe 200 kinezë, sipas Fox News. Filmi jep një vështrim nga afër se si kulturat përshtaten me njëra-tjetrën.

Ish-Presidenti Obama ka reaguar për fitoren e kompanisë së tij duke shkruar: “Urime Julia dhe Steven, kineastët që qëndrojnë pas American Factory, për të treguar një histori kaq të ndërlikuar e prekëse, për pasojat njerëzore të ndryshimit ekonomik. I lumtur që shoh dy njerëz të talentuar dhe të mirë, që marrin çmimin e parë Oscar për publikimin e parë të Higher Ground”, shkruan Obama në “Twitter”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!