Plagosen në punë 2 punëtorë ndërtimi në Tiranë

schedule11:54 - 10 Shkurt, 2020

schedule 11:54 - 10 Shkurt, 2020

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë punës në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur pas presidencës, në një objekt në ndërtim. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht me ta, por të aksidentuarit në punë janë dërguar me ambulancë për të marrë trajtim në spital.

Pritet që policia të japë një njoftim zyrtar për ngjarjen, dhe nëse ishin të garantuara kushtet e sigurisë në punë nga kompania përgjegjëse e ndërtimit.

Burime për abcnews.al njoftojnë se 2 punëtorët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti ndërkohë që  ka shoqëruar edhe disa punëtorë të tjerë për ti marrë në pyetje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!