Sipas prokurorisë së Tiranës në pengmarrjen e Jan prengës janë përfshirë 3 grupe kriminale. Bëhet fjalë për grupin Hajri, grupin e dukagjinit që drejtohet nga biznesmeni Gentian Doci, Artan Doci, Gentian Doci të shpallur në kërkim nga policia.
Gentjan Doci konsiderohet nga policia si personi “kyç”, pasi ai ka kërcënuar me jetën e të vëllait, Astrit Prengën vëllai i viktimës tashmë Jan Prenga.
Tashmë, prokuroria e Tiranës pasi ka kryer të gjitha verifikimet, ka bërë të mundur arrestimin e 6 personave si të dyshuar se janë përfshirë në këtë pengmarrje dhe ka vendosur që aktet dhe hetimet e mëtejshme duhet të vijojnë nga Prokuroria e Posaçme pasi dyshohet se janë përfshirë grupe të strukturuara kriminale.
Aktet mbërrijnë sot zyrtarisht në Prokurorinë e Posaçme, më pas do të hidhet shorti ku do të caktohen prokurorët që do të vijojnë hetimet.
Deri tani prokuroria e Tiranës ka shkëmbyer informacione me autoritetet britanike për të bërë të mundur zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarje.
Jan Prenga u mor peng në 17 janar dhe më pas u dhunua deri në vdekje.
Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupin e tij. Sipas dëshmisë së Festim Bexhdilit, personi që është kapur në filmimet ndërsa merr trupin e Jan Prengës, ka deklaruar se ka dorëzuar trupin ja ka dorëzuar Altin Hajrit dhe 2 prej grupit Doçi. /abcnews.al