Armando Sadiku ka shënuar në fitoren 2-1 të Malagas kundër Numancia, takim i vlefshëm për javën e 27-të në La Liga 2. Sulmuesi kuqezi gjeti golin në minutën e 54-ët të sfidës, duke barazuar provizorisht shifrat.
Bomberi shqiptar tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe i hap udhë përmbysjes së ekipit të tij. Adrian në minutën e 90-të, përmbysi për Malagan, që merr tre pikë të vyera. Goli i Sadikut ishte 10-ti në La Liga 2 dhe shqiptari, është ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit të dytë spanjoll./abcnews.al
La Liga 2, java 27
Malaga – Numancia 2-1
Sadiku (p) 54′, Adrian 90′ / Eccassi 16′