Zvicra voton për të ndëshkuar me ligj diskriminimin mbi bazat e orientimit dhe identitetit seksual.
Votuesit zviceranë kanë vendosur që diskriminimi mbi baza fetare dhe racore është antiligjor.
Anëtarët e komunitetit LGBT shpresojnë se ligji i ri do t’i mbrojë ata, ndërkohë që kundërshtarët e ligjit thonë se ai do të cënojë lirinë e shprehjes.
Ana Rouzejsër, nga organizata që përfaqëson komunitetin e lesbikeve, tha se shumë qytetarë në Zvicër, e mbivlersojnë shtetin si shumë modern dhe theksoi se Zvicra është në vendin e 23-të në hartën e 49 shteteve në lidhje me respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT.
Ligji po kundërshtohet nga disa grupe fetare edhe pse kisha katolike e reformuar e ka mbështetur atë.
Po kështu, ligji për martesat midis gjinisë së njëjtë pret ende miratimin nga parlamenti i vendit./abcnews.al