Shorti i çerekfinaleve të DFB Pokal, sfidë delikate për Werderin e Rashicës

schedule18:41 - 9 Shkurt, 2020

schedule 18:41 - 9 Shkurt, 2020

Është hedhur shorti i sfidave çerekfinale në DFB Pokal, Kupa e Gjermanisë. Bayern Munchen ka “peshkuar” ekipin e Schalke 04, një ndeshje shumë delikate, dhe për vetë faktin se bavarezët do të luajnë në transfertë (Veltins Arena).

Transfertë delikate ka dhe Werder Bremen i Rashicës. Ekipi i sulmuesit shqiptar do të luajë kundër Eintracht Frankfurt, një sfidë shumë e vështirë. Pasi eliminuan Dortmundin, lojtarët e Werder do të synojnë një tjetër fitore të madhe.

Bayer Leverkusen ka qenë skuadra më e favorizuar në këtë short, pasi përballë do të ketë Union Berlin. Për më tepër, “Aspirinat” do të luajnë në shtëpi. Ndërsa surpriza Saarbrucken, do të përplaset me Forttuna Dusseldorf./abcnews.al

 

Sfidat çerekfinale (DFB Pokal)