“Qytetet që Edi Rama dhe trafikantët shfrytëzojnë pa mëshirë”, Bardhi: Ndryshimi çështje kohe!

schedule17:21 - 9 Shkurt, 2020

schedule 17:21 - 9 Shkurt, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi këtë të dielë është takuar me strukturat drejtuese demokrate në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.

Bardhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nga bashkëbisedimi me qytetarët ka kuptuar presionin që qeveria ushtron ndaj tyre.

Sipas sekretarit të PD-së këto qëtete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/posts/10221442118312084

Postimi i Plotë:

Nga turi kombëtar me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, takimet në qarkun e Vlorës duhet t’i veçoj si mbresëlënëse. Në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë i gjeta demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit.

Nga bashkëbisedimi i hapur kuptova se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje. Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!