Rekord reshjesh dëbore brenda një dite në Moskë. Autoritetet ruse konfirmojnë se si pasojë e motit të keq janë rrëzuar 2 mijë pemë. Sipas metereologëve, më shumë se gjysma e sasisë mesatare të borës që bie gjatë një muaji, ka rënë vetëm të shtunën duke thyer rekordin e mëparshëm atë të vitit 1957. Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e rënies së një peme. Në kryeqytetin rus janë anuluar me dhjetëra fluturime./abcnews.al
Moti i keq në Moskë/Reshje rekord dëbore brenda një dite
schedule11:46 - 5 Shkurt, 2018
schedule 11:46 - 5 Shkurt, 2018