Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shiste drogë, kapet mat 21 vjeçari shqiptar në Itali

schedule10:45 - 9 Shkurt, 2020

schedule 10:45 - 9 Shkurt, 2020

Policia italiane ka vënë në pranga një 21 vjeçar shqiptar, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Mediat fqinje raportojnë se i riu identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua në Bastia Umbra nga karabinierët italianë sepse, pavarësisht se ishte në Itali për më pak se një muaj, ai kishte gjetur një listë të madhe klientët.

Ndër të tjera bëhet me dije se si klienti ashtu edhe tregtari i drogës u arrestuan menjëherë, i pari u gjet në posedim të kokainës së sapo blerë dhe më pas u raportua në zyrën policore si mbajtës droge, ndërsa i fundit u arrestua nën akuzën e tregtimit të drogës.

Gjithashtu mediat italiane raportojnë se shqiptari u gjet në posedim të 10 dozave të tjera të kokainës tashmë të gatshme për tregtimin e drogës dhe një shumë të konsiderueshme parash që konsiderohen si të ardhura nga veprimtaria e paligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!