E ardhmja e Leo Messit me Barcelonën është lëkundur pas problemeve dhe debateve të fundit. Për të rritur shqetësimin e tifozëve katalanas ka menduar Eric Abidal, i cili mban postin e drejtorit sportiv të klubit katalanas.
Francezi ka folur hapur në një deklaratë për Mundo Deportivo rreth së ardhmes së kapitenit. Zërat e merkatos e lidhin yllin argjentinas me një transferim në Premier League ose Serie A, aty ku Manchester City dhe Juventusi do bënin gjithçka për të realizuar këtë transferim.
“Duhet të pyesni Messin nëse do të qëndrojë te Barcelona, unë shpresoj që të ndodhë dhe të vijojë këtu. Leo është shprehur se Barcelona është gjithçka për të, por po flasim për futbollistin më të mirë në botë. Nuk është aspak e lehtë të rinovosh kontratën me një futbollist të tillë“, thekson Abidal. /abcnews.al