Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen derbi me Interin. Tekniku i kuqezinjve, fillimisht deklaroi: “Ata kanë bërë më mirë se ne nga fillimi i kampionatit deri në dhjetor. Tani ne po kërkojmë të rikuperojmë dhe shpresojmë të luajmë mirë në këtë derbi. Të gjitha ndeshjet përgatiten për t’u fituar dhe për ta bërë diçka të tillë duhet të luash me mirë se kundërshtari. Derbit janë ndeshje që duhet të fitohen”.
“Nuk kemi fituar prej kohësh derbin? I kemi cilësitë dhe duhet të besojmë. Duam ta luajmë derbin. Pse mund të fitojmë? Sepse jemi një skuadër e fortë dhe për ne fitorja është shumë e rëndësishme. Do të thoshte një rritje e vetëvlerësimit, te të gjithë. Strategjia? Pjesa më e bukur është strategjia e lojës për ndeshjen, duke marrë parasysh karakteristikat e kundërshtarit. Ne do të shohim nëse strategjia jonë do të jetë e duhura nesër.
IBRAHIMOVIC – “Ka punuar veçmas këto ditë, kurse sot u stërvit me skuadrën. Nëse ia del në stërvitje, atëherë nesër do të jetë në dispozicion për derbin me Interin. Bëmë gjithçka për ta rikuperuar atë dhe rruga e zgjedhur ishte e duhura. Milani pa Ibrën? Përballemi me një ekip që ka kokë pa humbur dhe nesër duhet të kemi fytyrën e Ibrahimovic, të jemi të karikuar dhe të vendosur për të fituar”.
INTERI FAVORIT – “Unë e përgatis ndeshjen për të fituar. Ekipi është në rregull. Vështirësitë nuk fshihet dot, sepse kundërshtarët tanë janë të fortë. Duhet të kemi bindjen dhe besimin te forcat tona. Nesër duhet të tregojmë se i kemi idetë e qarta dhe se e kemi përgatitur mirë ndeshje dhe me një strategji të saktë. Kë lojtar do i hiqnit Interit? Nuk do i hiqja asnjë, luajmë 11 kundër 11”.
KRAHASIMI ME CONTE – “E njoh Conten si një koleg, por për ta gjykuar duhet të kem njohuri më të thella. Karakteristika më e rëndësishme është që të përpiqesh t’u futesh në kohë lojtarëve, por unë nuk e kam zili atë”, u shpreh mes të tjerash Pioli në konferencën e zakonshme për shtyp, para ndeshjes derbi me Interin, që zhvillohet nesër prej orës 20:45. /abcnews.al

