Gjatë mbrëmjes së kaluar qyteti i Elbasanit është “blinduar” nga forcat e shumta të FNSH. Në pikat hyrëse të qytetit objekt i kontrollit kanë qenë makinat e shtrenjta si dhe personat e dyshuar.
Policia e Elbasanit ka kryer një kontroll rutinë i cili pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Ende nuk është bërë një njoftim zyrtar nëse aksioni ka pasur rezultate, por burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksioni i FNSH është shtrirë në gjithë territorin e Shqipërisë, kryesisht në qytetet e e mëdhaja të vendit.