Presidenti Ilir Meta ka komentuar nismën e qeverisë “anti-KÇK”. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i shtetit është shprehur se lufta kundër krimit të organizuar nuk bëhet me fushata. Sipas Presidentit askush nuk e pengon qeverinë të ngrejë “task forca”, por ku bëhen ndërhyrje në ligj duhet të ketë transparencë.
“Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër pra nuk është e re. Ajo që është e re është dhënia e rezultateve. Unë besoj se legjislacioni ka qenë i plotë dhe duhet të jemi të kujdeshëm se kjo nuk është luftë që zhvillohet me fushata, por çdo ditë. Mendimi ishte se i gjithë legjislacioni ka qenë aty, askush nuk e pengon qeverinë të ngrejë task forca, por kur bëhen ndërhyrje në legjislacion ato duhet të jenë të mirëmenduara, transparente, të besueshme dhe të mos krijojnë kontesitme, mbivendosje të karakterit ligjor sepse në një plan afatgjatë nuk i shërbejnë sundimit të ligjit” , tha Meta.
Po ashtu Meta është pyetur edhe për një tjetër nismë të PS, për betimet në Gjyqësor, ku nëse Presidenti nuk i thërret kandidatët brenda 10 ditësh, atëherë në ligj parashikohet betimi me shkrim.
Lidhur me këtë Meta tha se është për të ardhur ke që ndërmerren nisma të tilla, dhe siç thekson qëllimi i mazhorancës është të kapë Gjykatën Kushtetuese.
“Unë duhet të them se është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla që nuk tregojnë respekt. Është një kokëfortësi e cila nuk na ndimon të rrisim besueshëmrinë brenda dhe jashtë vendit se po zbatojnë në mënyrë të përgjegjsme Reformën në Drejtësi. Të bësh një ligj mbi Kushtetutën nuk është asgjë tjetër në rastin konkret për të shëndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie. Është për të ardhur keq nga mazhoranca kjo përpjekje për të kapur këtë instutuciin të fundit”, u shpreh Presidenti. /abcnews.al