Turqia e prerë: Nuk do të tërhiqemi nga Idlibi i Sirisë

schedule15:44 - 7 Shkurt, 2020

schedule 15:44 - 7 Shkurt, 2020

Turqia duket se nuk e ka në plan tërheqjen e trupave nga rajoni i Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.

Mediat e huaja bëjnë me dije se presidenti i Turqisë, Reçep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se do të zmbrapse trupat siriane në Idlib, nëse nuk u tërhiqen deri në fund të muajit.

Erdogan këto deklarata i ka bërë pas vrasjes së tetë ushtarë turq nga bombardimet e forcave qeveritare siriane, më 3 shkurt. Forcat e presidentit Bashar al –Asad po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit dhe disa pjesë të Alepos.

Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë, të cilët gëzojnë mbështetjen e Turqisë. Rusia dhe Irani kanë mbështetur forcat e Assadit në konfliktin sirian.

Ndërkohë Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë të martën homologut të tij rus, Vladimir Putin se Ankaraja do të përgjigjet “ashpër” nëse do të ketë një tjetër sulm sirian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!