Panucci: Shqipëria vend i komplikuar, Duka ka thënë deklarata të shëmtuara

schedule13:49 - 7 Shkurt, 2020

schedule 13:49 - 7 Shkurt, 2020

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta Dello Sport”, aty ku foli dhe për aventurën e tij në Shqipëri. Trajneri italian tha se Duka kishte dhënë disa deklarata të shëmtuara pas largimit të tij, si dhe pranoi se stoli i Shqipërisë, ishte puna më e vështirë për t’u marrë përsipër.

“Kur mbërrita në Shqipëri, skuadra ishte në vend të katërt në grupin kualifikues për Botërorin e 2018. Në fund, e mbyllën të tretë. Shqipëria është një shtet shumë i komplikuar.

Pas Euro 2016, stoli më i vështirë për t’u marrë përsipër, ishte i Shqipërisë. Ishte stoli më i vështirë, pasi skuadra vite nga një Europian i arritur për herë të parë, të kryeje stërvitje ishte “gjysmë-vetëvrasje”.

Në kualifikueset e Euro2020, ishim në vend të katërt. Të renditeshim të tretët, do ishte arritje e suksesshme, të dytët një mrekulli. Megjithatë, unë jam i lumtur, një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua.

Presidenti i Federatës Shqiptare ka thënë disa deklarata të shëmtuara për mua, por kur isha unë atje, sillej si president dhe nuk ndërhynte në asgjë. Më la të punoj i qetë”, përfundoi Panucci./abcnews.al