Qeveria e dytë Konte në Itali ka emëruar 42 zv/ministra dhe nënsekretarë por 30 prej tyre nuk dinë ende se cfarë duhet të bëjnë. Në dikastere ka një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, të rëndësishëm për administrimin e përditshëm të cështjeve publike, por janë ende të padeleguar, politikisht të pafuqishëm.
Politikanë të paguar 8 mijë euro në muaj – bruto – kur nuk janë deputetë – të cilët pesë muaj pas betimit të tyre nuk kanë ende kompetenca të caktuara, të zezë mbi të bardhë. Dhe për më shumë bëhet fjalë për ministri të rëndësishme si ajo e Jashtme, e brendshme, e ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit ekonomik.
Njohësit e kushtetutës në Itali vlerësojnë se nëse dikush emërohet por nuk delegohet, emërimi nuk ka racionalitet dhe qeveria nuk është funksionale. Nëse nënsekretarët nuk janë të nevojshëm atëherë nuk duhen emëruar, raporton abcnews.al.
Për shembull në një situatë delikate për sa i përket koronavirusit, në ministrinë e shëndetësisë nuk është e vendosur nëse do të merret zv.ministri Sileri i lëvizjes me pesë yje apo nënsekretarja Zampa e partisë demokratike.
E përditshmja italiane Folio, jep një shembull tjetër: në një moment delikat si ky aktuali për sa i përket skenës ndërkombëtare, në mungesë të kompetencave të caktuara, të gjitha dosjet shkojnë në zyrën e Di Maios, i cili herë pas here merret dhe personalisht. Por në këtë moment është e pamundur të planifikohet pjesëmarrja në samite ndërkombëtare të nivelit të mesëm që nuk parashikojnë p[raninë e ministrit.
E për ata që vijnë në Romë nga jashtë, zyrtarët pa një detyrë zyrtare rezultojnë pak të besueshëm. Më keq akoma në tryezat europuane, ku delegimi politik duhet të jetë i saktë dhe i shkruar e zezë në të bardhë.
Pierpaolo Bareta i partisë demokratike, një nga tre nënsekretarët në ministrinë e ekonomisë shprehet se mungesa e delegimeve bën dhe më problematike përballjen me botën e jashtme të sipërmarrjeve, sindikatave dhe partive politike.
Por cfarë roli kanë nënsekretarët dhe zv/ministrat? Përvec sigurimit të funksionimit korrekt të aparatit administrativ, roli i tyre më i rëndësishëm është drejtimi i mbledhjeve të komisioneve parlamentare – të cilat nuk mund të jenë të vlefshme pa pjesëmarrjen e një anëtari të qeverisë.
Në këtë rast ata kërkojnë një delegim një ditor që i jepet nga ministri ose nga një person i besuar i tij.
Mediat italiane theksojnë se tashmë situata është absurde. Për shembull Xhankarlo Kanceleri figuron zv/ministër në faqen zyratre të ministrisë së transporteve por në atë të qeverisë është nënsekretar. E njëjta gjë ndodh dhe me Silerin në ministrinë e shëndetësisë.
Dhënia e delegimeve nuk varet nga ministri Konte por nga cdo ministër. Normalisht cështja duhet të zgajsë pak javë, por janë 30 persona që ende po presin detyrat e tyre, prej pesë muajsh.
Nënsekretarët që janë deputetë marrin një pagesë të vogël, por secili prej tyre rrethpohet nga asistentë dhe sekretarë të cilët rëndojnë dhe më shumë shpenzimet. Në ministrinë e jashtme italiane, një sekretar paguhet 50 mijë euro në vit.
Kritikët shprehen se kur nuk ka delegime, qeveria është më e përqendruar, ministria ka më shumë pushtet dhe askush nuk mund t’a bezdisë. Sipas tyre situala politike aktuale është vërtetë e rëndë. /abcnews.al