Operacioni “Forca e Ligjit” ka shënjestruar dy personazhe të njohur të botës së krimit sot duke u kërkuar që të justifikojnë pasurinë.
Përmes një konference për shtyp të zëdhënëses së OFL-së, iu kërkua publikisht një personazhi nga Lushnja dhe një tjetri nga Fieri që të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre.
“OFL i ka nisur formularin S.T banues në Lushnje i dënuar për trafik droge. A.I banues në Fier nën hetim në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik ndërkombëtar droge”, tha efektivja e “OFL”.
Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Saimir Taullaun në Lushnje dhe Arben Isufajn në Fier. Ky i fundit njihet ndryshe edhe si Ben Qimja.
Personazhet akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale si edhe trafik të lëndëve narkotike.
Taullau njihet edhe si kundërshtari i Aldo Bares dhe i është vrarë një vëlla në vitin 2005, kurse Ben Qimja është përmendur sëfundmi si punëdhënësi i Endrit Dokles pasi doli nga burgu. /abcnews.al