Ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare. Këngëtarja vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh. Nexhmije Pagarusha njihet si personalitet dhe simbol që gjithë karrierës së saj i shërbeu vendit të saj edhe në kohët më të vështira përmes artit.
Karriera e saj muzikore 40-vjeçare është e mbushur me interpretime të shkëlqyera në muzikën e lehtë, operistike dhe popullore. Baresha është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Ka interpretuar gjithashtu veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit. Ka interpretuar mbi 150 këngë dhe ka kënduar në Kosovë, Shqipëri, Izrael, Bullgari.
Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984 pas një koncerti në sarajevë. Në vitin 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan Donald Trump.
/abcnews.al