Puskas Academy ka shpëtuar në fund në ndeshjen kundër Diosgyor, pjesë e së cilës janë edhe dy futbollistët shqiptar, Hysen Memolla dhe Florent Hasani. I pari ishte në stol gjatë gjithë kohës, kurse mesfushori dardan u aktivizua në minutën e 59-të.
Skuadra e tyre pak minuta më pas kaloi në avantazh, por nuk e ruajti deri në fund dhe kjo për shkak se portieri i skuadrës së Puskas, Lajos Hegedus, shënoi në shtesë golin e barazimit dhe u kthye në një hero.
Loja ishte drejt fundit dhe vendasit nuk kishin çfarë humbnin më, ndaj edhe Hagedus ka braktisur katërkëndëshin e vet kur shokët e skuadrës prisnin një krosim nga goditja e këndit. Portieri shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla dhe me kokë e dërgoi lehtësisht topin në rrjetë.
Barazim 2-2 dhe një pikë që e mban Puskas në vendin e katërt, me dy pikë më shumë se Diosgyor. Humbja do t’i zbriste ata një pozicion më poshtë, por kjo nuk ndodhi falë Lajos Hegedus. /abcnews.al
https://www.facebook.com/392016870930528/videos/205080707289155/


