Një aksident i rëndë u shënua Mallakastër sot në aksin Fier-Mallakastër tek kthesat e Visokës. Makina tip Ford ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Gjanicës.
Forcat e policisë kanë arritur të nxjerrin trupin e viktimës Gramoz Isufaj, nga ujërat e turbullta të lumit.
“Rruga ka kthesa të shumta dhe mungon siguria në rrugë, si sinjalistika apo barrierat. Mbetet për tu konfirmuar shkaku, por paraprakisht mendohet se është shpejtësia e lartë. Në këtë moment ka stuhi të fortë ere dhe shiu”, tha në raportimin nga vendi i ngjarjes, gazetarja e Abc News Valbona Davidhi.
Informacion paraprak i policisë:
Sot rreth orës 10:45, në aksin rrugor Mallakastër-Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Visokës” është konstatuar një mjet tip “Ford Fiesta” i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Është nxjerë nga uji pa shënja jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi G. I, 35 vjeç, banues në Mallakastër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/abcnews.al