Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka humbur babanë. Dhimbjen për humbjen e madhe e ka ndarë në rrjetet sociale, ku shkruan se babai ka qenë heroi i saj. Mësohet se i ati i Klajda Gjoshës humbi jetën nga një sëmundje e rëndë.
Ajo publikon foto familjare nga dasma e motrës dhe shkruan në kujtim të të atit:
“Dua të të kujtoj kështu siç je këtu, në ditën më të lumtur të jetës tënde. Sot fatkeqësisht ti ke bërë eklips në zemrën time. Për mua koha ka ndalur dhe shpirti është vrarë aq shumë sa nuk di se si do arrij të shërohet. Ti je heroi im, modeli më i mirë që unë mora në jetë. Jam krenare për ty babi im. Zot sa më mungon, edhe pse ke vetëm pak orë që je ndarë nga kjo jetë”. /abcnews.al