Reshjet e borës kanë përfshirë gjithë juglindjen prej orëve të para të mëngjesit. Trashësia e borës deri në këto momente ka arritur ne 20 cm në zonat malore.
Në qytetin e Pogradecit ka vështirësi qarkullimi në njësinë e Mokrës ndërsa njësia Propisht ka mbetur pa energji elektrike.
Në akset rrugore Korçë-Dardhë, Qafa e Qarrit, dhe Qafa e Liqenasit qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë, ndërsa akset Korçë-Kapshticë-Qafë Thanë janë të hapura.Gjithashtu po punohet për heqjen e dëborës dhe hedhjen e kripës, ndërkohë në zonat rurale lëvizja kryhet me vështirësi, kryesisht në Vithkuq dhe në fshatrat Panarit, Lekas, Shtyllë.
Të kalueshme me zinxhire janë aksi Korçë-Dardhë, Korçë -Qafë e Qarrit dhe pjesërisht Korçë – Voskopoja. Akset e tjera janë të kalueshme pa problem ndërsa duhet treguar kujdes në lëzivjen e automjeteve. Trashësia e borës arrin rreth 20cm në zonat malore dhe 5cm ne qytet, ndërsa po punohet me kriposjen dhe pastrimin e zonave problematike.
Gjithashtu reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Dibrën dhe Bulqizën gjatë natës së mbrëmshme. Trashësia arrin në 20 cm në qytet dhe në mbi 45 cm në zonat e thella. Rrugët nacionale Peshkopi – Tiranë dhe Peshkopi – Kukës janë të kalueshme, pasi për gjatë gjithë natës me borëpastruese. Në disa segmente në Kalanë e Dodës duhet të përdoren zinxhirët.
Krejt ndryshe paraqitet situata me rrugët e qyteteve dhe rrugët rurale. Rrugët e qytetit të Peshkopisë janë të pa pastruara, po ashtu sdhe rrugët e fshatrave që lidhen me qytetin e Peshkopisë. Në disa prej fshatrave kalojnë vetëm mjete të larta (foristrada) ndërsa nuk ka kaluar asnjë borëpastruese./abcnews.al