Data 4 shkurt shënon Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit. Me sloganin “E duam jetën, e duam veten”, Partia Demokratike për këtë ditë organizoi një marshim në Tiranë për të ngritur zërin për sëmundjen e rëndë por dhe për ti kërkuar qeverisë të bëjë investimet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
“Shifrat në Shqipëri janë më shumë se alarmante, 20 raste të reja në ditë të evidentuara vitin e kaluar me tumore ose 7 mijë raste të reja në një vit, duke përmendur këtu një shifër akoma më shumë frikësuese. Shërueshmëria e kësaj sëmundje në Shqipëri është vetëm 20-25%, në një kohë kur në Angli është 65-70%”, tha Vokshi.
Marshimi i Partisë Demokratike, ku merrnin pjesë shumë të rinj e të reja, nisi tek Piramida për tu vendosur më pas tek Ministria e Shëndetësisë.
“Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga qeveria që të rrisin financimet e teknologjive të reja që mënyrë që të rriten mjekimet e sëmundjeve tumorale”, theksoi një prej mjekëve të intervistuar.
Ndërsa studentë të Universitetit të Mjekësisë, që ishin pjesë e marshimit, kërkuan avancim të dijeve që marrin në shkollë.
“Temat që trajtohen tek ne janë shumë të cunguara. Vetëm i mësojmë në letra”, u shpreh studentja.
Mesazhi që u drejtohet qytetarëve është ti drejtohen më shumë qendrave shëndetësore.
“Kushtojini kujdes shëndetit, kushtojeni kujdes kësaj sëmundjeje, sa të kemi mundësi duhet ta parandalojmë”, un shpreh Çupi.
Sipas të dhënave zyrtare pas sëmundjeve kardiovaskukare, kanceri është sëmundja e dytë që shkakton më shumë vdekje në Shqipëri./abcnews.al