Një sulmues për Gjokën, Shkëndija prezanton talentin e moshave të Francës

schedule13:13 - 4 Shkurt, 2020

schedule 13:13 - 4 Shkurt, 2020

Shkëndija ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Kuqezinjtë nga Tetova kanë përforcuar sulmin me një lojtar të Francës U18. Ai është Aboubaker Es Sahhal, 19 vjeç dhe vjen nga moshat e Guingamp.

Lojtari ofensiv ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Maqedonisë së Veriut. Shkëndija ka zyrtarizuar gjithçka me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit dhe ka prezantuar Es Sahhal.

Kuqezinjtë e Ernest Gjokës renditën në vend të dytë në kampionat me 28 pikë, tetë më pak se kryesuesit e Vardar. Faza e dytë nis me 16 shkurt dhe Shkëndija do të përballet me Akademija Pandev në transfertë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!