Vlerësohet spektakli i Atalantës, dedikim special i Gasperinit për kolegët

schedule21:09 - 3 Shkurt, 2020

schedule 21:09 - 3 Shkurt, 2020

Në Itali është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2019 dhe ai është Gian Piero Gasperini. Trajneri i Atalantës ka krijuar një skuadër fantastike, që vrapon, sulmon, shënon dhe përballet pa frikë me çdo rival.

Bergamaskët janë sulmi më i mirë në Serie A, teksa ia kanë dalë të kualifikohen në 16 skuadrat më të mira të Europës në pjesëmarrjen e parë në histori në grupet e Champions League. Votat e kolegëve të 62-vjeçarit zgjodhën atë përpara Max Allegrit dhe Sinisa Mihajlovic.

Është nder i madh për mua të fitoj këtë çmim prestigjioz. Nuk mund të mos e ndaj me presidentin, lojtarët dhe stafin tim teknik. Ky vlerësim shkon për gjithë Bergamon, për atë që kemi treguar në këtë sezon fantastik. Çmimin ia dedikoj edhe të gjithë trajnerëve sepse puna jonë, edhe pse jemi të privilegjuar, nuk është aspak e thjeshtë“, deklaron trajneri i Atalantës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!