Opsioni i riblerjes, Juventusi projekton rikthimin e sulmuesit italian

schedule20:14 - 3 Shkurt, 2020

schedule 20:14 - 3 Shkurt, 2020

Vendosja e klauzolave të riblerjes së një lojtari në të ardhmen është kthyer në modë dhe Juventusi po mendon ta shfrytëzojë këtë gjë. Bardhezinjtë shitën Riccardo Orsolinin verën e kaluar te Bologna për shumën e 15 milion eurove.

Sulmuesi i majtë italian, i cili debutoi me kombëtaren në fitoren e thellë 9-1 kundër Armenisë nëntorin e kaluar, po zhvillon një sezon shumë pozitiv me ekipin e Mihajlovic dhe deri tani ka shënuar 6 gola (numëron dhe 4 asiste) në kampionat. Calciomercato zbulon se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë gati të shfrytëzojnë klauzolën e riblerjes.

Të dy klubet ranë dakord që Juventusi mund ta rikthejë lojtarin ofensiv sërish në Torino për shumën e 22.5 milion eurove, këtë verë ose në atë të vitit 2021. Kampionët e Italisë pritet të bëjnë këtë lëvizje në fund të sezonit duke i dhuruar një tjetër lojtar interesant Maurizio Sarrit. /abcnews.al

 

Riccardo Orsolini

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!