Teuta tregohet e papërmbajtshme. Klubi durrsak ka dalë me një reagim në faqen zyrtare në “Facebook” dhe janë shumë të irrituar me sulmuesin e Tiranës, Michael Ngoo. Ndër të tjera theksohen bërrylat e përdorur nga lojtari dhe u bëhet thirrje arbitrave të jenë të kujdesshëm me këët futbollist.
“KF Teuta dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë të Tiranës, Michael Ngoo, i cili me goditjet e tij me bërryla i ka shkaktuar fraktura tre lojtarëve tanë.
I bëjmë me dije komisioneve pranë FSHF-së, që të shikojnë pamjet filmike, dhe të marrin masa për këtë lojtar mostër në fushë, që i ka të përsëritura këto gjeste. Gjithashtu i bëjmë thirrje arbitrave, që ta kenë më shumë në vëmendje këtë lojtar me ato gjeste të shëmtuar me dashje në fushë”, thuhet në reagimin e klubit të Teutës. /abcnews.al