Vrasja e Altin Balliut, avokati Suad Idrizi thotë se hetimet kanë mangësi: Duhet të rikthehen

schedule13:18 - 3 Shkurt, 2020

schedule 13:18 - 3 Shkurt, 2020

Familjarët e Altin Balliut të vrarë në janar të 2018 kanë bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës ndaj Erjon Cillës, personi i cili i ka dërguar armën autorit, Mustafës. Sipas famijarëve ky i fundit është bashkëpunëtor në vrasjen e Balliut.

Ndërkohë Gjykata në Korçë për autorin Olger Mustafa ka vendosur riçelje hetimi për ti lënë detyra shtesë prokurorit.

Avokati mbrojtës i vikimës, Suad Idrizi është shprehur se ka konstatuar disa mangësi në hetime.

“Gjykata pasi dëgjoi vendimet përfundimtarëve të palëve në proces. Unë konstatoj se ka disa magësi në hetime të cilat duhet të rikthehen edhe njëherë. Të bëhet një skicë nga eksperte kriminalistike për pozicionin e viktimës, për gëzhojat në vend ngjarje, duhet një raport i plotë. Të mësohet nëse ka patur persona të tjerë që iu rrezikohej jeta. Të arrij të vlerësojë kur është gjuajtur në makinë dhe a ka pasur persona të tjerë. Duhet një skemë me skicë ku përfshihen të gjithë elementet”, u shpreh avokati.

Gjithashtu ai theksoi se Prokurori pretendon që autori kur ka kryer vrasjen ka qenë në një tronditje të rëndë psikike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!