“Me gjakun e tim vëllai nuk ka për ta shijuar jetën”, motra e Altin Balliut: Do bëj vetëgjyqësi, Prokurori është i korruptuar

schedule13:05 - 3 Shkurt, 2020

schedule 13:05 - 3 Shkurt, 2020

Familjarët e Altin Balliut të vrarë në janar të 2018 kanë bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës ndaj Erjon Cillës, personi i cili i ka dërguar armën autorit, Mustafës. Sipas famijarëve ky i fundit është bashkëpunëtor në vrasjen e Balliut.

Motra e Altin Balliut është shprehur për “ABC News” se ka dyshime për vendimet e Prokurorisë, ndërsa thekson se autori ka marrë lehtësira nga prokuroria.

“Sapo dola nga gjyqi që po zhvillohet për vëllain, dua drejtësi. Vëllai nuk ka pasur faj fare. Prokurori Edmond Shytko që kurrë mos ia dëgjofsha emrin po bëhet më kriminel se ai që i mori jetën tim vëllai. Nuk ka depresion ai, ai qesh zbardh dhëmbët, nuk mund të hedhë baltë mbi tim vëlla. Çfarë kishte me të, Prokurori është i paguar. Të vendoset dënimi sa më i rëndë për të. Nëse nuk jepet drejtësia do të bëj vetëgjyqësi, do të ia gjejmë anën. Me gjakun e tim vëllai nuk ka për ta shijuar jetën”, ka deklaruar Klodiana Rapçe, motra e Altin Balliut.

Ndërkohë Gjykata në Korçë  për autorin Olger Mustafa ka vendosur riçelje hetimi për ti lënë detyra shtesë prokurorit.

Avokati mbrojtës i vikimës, Suad Idrizi është shprehur se konstatuar disa mangësi në hetime.

Gjykata pasi dëgjoi vendimet përfundimtarëve të palëve në proces. Unë konstatoj se ka disa magësi në hetime të cilat duhet të rikthehen edhe njëher. Të bëhet një skicë nga eksperte kriminalistike për pozicionin e viktimës, për gëzhojat në vend ngjarje, duhet një raport i plotë. Të mësohet nëse ka patur persona të tjerë që iu rrezikohej jeta. Të arrij të vlerësojë kur është gjuajtur në makinë dhe a ka pasur persona të tjerë. Duhet një skemë me skicë ku përfshihen të gjithë elementet”, u shpreh avokati.

Gjithashtu ai theksoi se Prokurori pretendon që autori kur ka kryer vrasjen ka qenë në një tronditje të rëndë psikike./abcnews.al

Lexo edhe  http://abcnews.al/prokurori-po-zbut-akuzen-ndaj-vrasesit-sherri-per-hetimet-mbi-vrasjen-e-altin-balliut-abc-news-siguron-dosjen/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!