Opozita 3 interpelanca me ministra, pritet edhe fjalimi i presidentit të PPE

schedule10:01 - 3 Shkurt, 2020

schedule 10:01 - 3 Shkurt, 2020

Sot do të zhvillohet seanca plenare, ku do të zhvillohen tri interpelanca me ministra.

Gazetarja Esiona Konomi bën me dije se interpelanca e parë urgjente është kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Rroshi kërkon shpjegime për dëbimin e shtetasit turk, Harun Çelik.

Interpelanca e dytë është kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila do të japë sqarime për sistemin në burgje, për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe procedurat që ndiqen për emërtimet dhe shkarkimet.

Ndërsa interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës parlamentare me ministrin Blendi Klosi për dëmtimet të sipërfaqeve me pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipas tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera.

Gjithashtu sot në orën 15:00 është parashikuar të mbahet një fjalim nga Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli i cili më pas do të ketë një takim me zotin Ruçin dhe Presidentin Meta.  Ndërsa nesër pritet të ketë takime me kreu e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!