Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë bëri të ditur se nga epidemia 2019-nCoV që është i përfshirë i gjithë vendi kanë humbur jetën 304 persona ndërsa janë prekur 14.380 të tjerë nga të cilët 2.110 në gjendje të rëndë.
Gjithashtu është rritur në 19.544 numri i personave për të cilët dyshohet se janë të prekur nga virusi. Ndërkohë që nën mbikëqyrje janë vendosur 137.594 persona dhe se deri më sot 328 persona kanë marrë trajtim dhe kanë dalë nga spitali.
NHC bëri të ditur se trupat e të vdekurve nga epidemia e koronavirusit do të digjen në krematoriumet që ndodhen pranë spitalit.
Përveç territorit të Kinës thuhet se 21 persona janë të prekur nga virusi në rajonet administrative speciale të Kinës, prej të cilëve 14 në Hong Kong dhe 7 në Macau. NHC ka njoftuar se për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në vend kanë vdekur 45 persona ndërsa janë konstatuar 2.102 raste të reja të infektimit nga koronavirusi i ri. Në rajonin Hubei, i cili është epiqendra e koronavirusit, thuhet se 294 persona kanë vdekur ndërsa numri i rasteve të përcaktuara me virus është 9.074.