Fiorentina rezistoi mirë pjesën e parë, por një penallti e akorduar me ndihmën e VAR-it i dhuroi avantazhin Juventusit. Topi i goditur drejt portës nga Pjanic përfundoi në duart e Caceres dhe Cristiano Ronaldo nuk gaboi përballë Dragoëskit.
Ekipi i Sarrit përfitoi një tjetër penallti dhjetë minuta përpara fundit të ndeshjes. Rast i dyshimtë, por kryesori Pasqua akordoi penallti pasi pa pamjet në VAR. Ronaldo nuk gaboi sërish, vulosi fitoren e kampionëve në fuqi dhe gjeti golin e 50-të me ekipin italian në të gjitha kompeticionet.
Në fund pati festë edhe për Matthijs De Ligt. Holandezi shfrytëzoi një goditje këndi dhe shënoi me kokë pas krosimit të Dybala. Ky triumf e ngjit Juventusin në kuotën e 54 pikëve dhe bardhezinjtë vazhdojnë kryesimin e Serie A. /abcnews.al
Juventus-Fiorentina 3-0
(Ronaldo (pen) 40′, (pen) 80′, De Ligt 90+1′)
78′ |5⃣0⃣| 50 volte Cristiano!
Rigore perfetto e siamo 2-0! Cinquantesimo gol con la nostra maglia per CR7?#CR50#JuveFiorentina [2-0] #ForzaJuve pic.twitter.com/ig6P1Ah5Rj
— JuventusFC (@juventusfc) February 2, 2020