Valencia ia ka dalë të marrë tri pikë të arta përballë Celta Vigos, në sfidën e fundit të La Ligas për ditën e sotme. Ka mjaftuar një gol i Carles Soler që të besuarit e Celades të marrin fitoren në shtëpi.
Celta Vigo ishte shumë pranë një pikë në një transfertë të vështirë dhe u mbrojt mirë deri në minutën e 77-të. Pikërisht në këtë minutë, Valencia arrin të shënojë.
Një aksion i gjatë nga e majta konkretizohet me një krosim në qendër. Aty, sulmuesi Rodrygo lufton me mbrojtjen mike dhe shërben me kokë për Soler, i cili nuk mendohet dy herë dhe godet fort, duke shënuar golin e sfidës. Valencia me këtë fitore arrin provizorisht vendin e katërt, si dhe zonën Champions./abcnews.al
La Liga
Valencia – Celta Vigo 1-0
Soler 77′