Erling Braut Haaland vazhdon të shënoj për Borussia Dortmund. 19 vjeçari ka luajtur në tre ndeshje, ku ka shënuar plot 7 gola. Pasi debutoi me tripletë, në dy ndeshjet e radhës shënoi dy dopieta, konkretisht kundër Mainz dhe sot kundër Union Berlin.
Pasi shënoi dy gola dhe ndihmoi skuadrën e tij të shkojë në avantazh 5-0, Haaland u zëvendësua. Pikërisht kur u ul në stol, bomberi norvegjez u filmua nga kamerat duke pirë një pije dehidratuese, por kjo pije nuk i ka pëlqyer shumë, me fytyrën e 19 vjeçarit që e tregon mjaft mirë këtë gjë./abcnews.al