VIDEO / Banorja i ankohet se po i vidhet banesa, Rama: Mos fol pa lidhje!

schedule18:27 - 1 Shkurt, 2020

schedule 18:27 - 1 Shkurt, 2020

Ditën e sotme kryeministri Rama është përplasur me disa qytetarë në Durrës, ku ishte për të inspektuar punimet në një pallat në këtë qytet pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë vizitës Rama është përplasur me banorët të cilët i janë ankuar se banesat e dëmtuara po u vidhen cdo ditë.

Por duket se kryeministri nuk është “në dijeni’ të këtyre rasteve dhe është “kapur” me fjalët e qytetares.

DEBATI:

Qytetarja: Deri tani nuk ka filluar asgjë, përveçse në pallatin tonë po të afroheni janë futur edhe koshat e plehrave brenda. Po na vidhen apartamentet.

Nga shkallët e pallatit janë vjedhur të gjithë instalimet e brendshme të apartamenteve.

Rama: Një sekondë.

Qytetarja: Nuk kemi askënd që ruan objektin.

Rama: Një sekondë. E para mos fol pa lidhje.

Qytetarja: Po flas me lidhje dhe me fakte konkrete.

Rama: Kur thua nuk ka filluar asgjë. Mu këtu përballë e ke që po mbaron dhe si këtu kanë filluar edhe në vende të tjera.

Qytetarja: Ne flasim për personale.

Rama: Në rregull, por mos thuaj nuk ka filluar asgjë. Nuk kemi ne aq njerëz dhe mundësi, se nuk, i ka askush në botë saç janë apartamente. Ne gjërat do t’i bëjmë me radhë./abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2664950423737024/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!