Atletico Madrid zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në “Santiago Bernabeu”, por nuk ia doli sërish të mposhtë rivalët e përjetshëm të qytetit. Ekipi i Zidane fitoi derbin falë golit të Karim Benzema dhe vijon të kryesojë i vetëm La Ligan spanjolle.
“Colchoneros” guxuan më shumë në pjesën e parë, por humbën disa raste dhe nuk u treguan të saktë përballë Courtois. Reali e nisi më mirë pjesën e dytë dhe kaloi në avantazh në minutën e 56-të.
What a play from Vinicius, with too much pause, great pass for Mendy that puts it greatly for Benzema to score it ?#HalaMadrid #RealMadridAtleti
pic.twitter.com/feVrJsiaZX— Fedevalverdeísmo (@FedeValverde_) February 1, 2020
Ferland Mendy hodhi një top të bukur në zonë dhe bomberi francez nuk e pati të vështirë për të thyer sllovenin Oblak. “Los Blancos” ia doli të menaxhonte avantazhin e artë dhe siguroi tre pikë të arta në këtë përballje. /abcnews.al
Real Madrid-Atletico Madrid 1-0
(Benzema 56′)