Pesë arsye pse duhet t’i keni miq kolegët e punës

schedule13:30 - 1 Shkurt, 2020

schedule 13:30 - 1 Shkurt, 2020

Afro 70% e njerëzve që punojnë thonë se të paturit një marrëdhënie shoqërore me kolegët është një faktor i rëndësishëm për disa arsye.

1.Motivimi

Nëse punojmë në një mjedis pozitiv dhe miqësor, ku ndihemi mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, sigurisht që jemi më të motivuar dhe më të përqëndruar në punë.

2.Produktiviteti

Një studim arriti në përfundimin se të paturit miq në punë rrit produktivitetin me pothuajse 43%.

3.Këshillat

Kritikat, të bëra për një qëllim të mirë, janë të rëndësishme në vendin e punës. Nëse ata janë më me përvojë se ju, do të përmirësoni performancën.

4.Marrëdhënia

Njerëzit kalojnë me kolegët e punës mesatarisht 6-8 orë në ditë, çka do të thotë se ata janë aty në ditë të mira dhe të këqija. Situatat e lumturisë, por edhe problematike si përballimi i stresit gjatë orarit të punës, janë faktorë që ndikojnë në një mënyrë ose në një tjetër në raportin tuaj. Kolegët e punës ju njohin më shumë se ç’mendoni.

5.Rutina

Ata kanë të njëjtën rutinë si ju, që do të thotë se i dinë përpjekjet dhe “betejat” tuaja. Kështu që ndonjëherë askush nuk ju kupton më mirë sesa një koleg./abcnews.al