EKSKLUZIVE: Skënderbeu godet në fund, firmos me ”ish”-in e Laçit

schedule16:05 - 31 Janar, 2020

schedule 16:05 - 31 Janar, 2020

Skënderbeu ka bërë një lëvizje në minutat e fundit të merkatos. ABC News mëson se pjesë e korçarëve do të jetë sulmuesi anësor, Elvi Berisha. Këmbëshpejti ishte pjesë e Laçit 18 muajt e fundit, por para mbylljes së pjesës së parë të sezonit u largua.

Tani ai do të provojë një eksperiencë të re me Skënderbeun. Me shumë mundësi nga korçarët do të largohet Dejvi Bregu dhe kështu Berisha do të jetë një opsion për trajnerin Ilir Daja në vazhdim. Kontrata e tij do të jetë e vlefshme për tre vite.

 

Elvi Berisha kur ishte pjesë e Laçit

Sulmuesi anësor është një produkt i Tiranës, ndërkohë që ka qenë për një periudhë pjesë e Leganes në Spanjë. Te Laçi këtë vit ai nuk pati shumë hapësira, duke u aktivizuar vetëm në një ndeshje si titullar.

Për koincidencë ishte takimi kundër Skënderbeut në Laç. Tetë takime ai i nisi si zëvendësues. Një sezon më parë kishte luajtur më shumë, 15 ndeshje dhe prej tyre nga fillimi kishte nisur 7. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe fakti që për një periudhë gati 2-mujore ai nuk mundi të luante për shkak të një dëmtimi. /abcnews.al

 

Shifrat e Berishës në Superiore