Qeveria miraton paketën Anti-KÇK, Gjonaj: Hyn në fuqi menjëherë, ka në fokus pasurinë e fituar nga krimi

schedule13:31 - 31 Janar, 2020

schedule 13:31 - 31 Janar, 2020

Në mbledhjen e sotme të qeverisë ka kaluar me akt normativ paketa Anti KÇK dhe ligji special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Për 15 ditë parlamenti ka mundësi të rrëzojë këtë akt normativ.

Paketa ligjore Anti-KÇK e hartuar sipas qeverisë, ka për qëllim goditjen e krimit të organizuar, e për rrjedhojë edhe prokurorët e gjyqtarët e korruptuar.

Përmes një komunikimi me median ministrja e drejtësisë Etilda gjonaj tha se subjekt të paketës ligjore Anti-KÇK janë të gjithë ata që i kanë transferuar pasuritë tek palë të treta. Ajo paralajmëroi se këto transaksione do të anulohen, dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

“Të gjithë ata që kanë menduar t’i shpëtojnë ligjit do të japin llogari një më një dhe do të duhet të justifikojnë çdo qindarkë”. tha ministrja,

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se me paketën Anti KÇK ndryshon ligji anti-mafie, ligji i Policisë së Shtetit, administrimi i pasurive të sekuestruara, Kodi Penal si dhe statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ministrja Gjonaj tha se Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Gjykatës Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, do t’i sigurohen të gjitha mjetet e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!