Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në “Opinin” ndërsa ka folur për ngjarjen e rrëmbimit të Jan Prengës, theksoi se numri i shqiptarëve në burgjet jashtë vendit tonë është i lartë.
Manjani u shpreh se rreth 5 mijë shtetas janë në burgjet jashtë Shqipërsië, ndërsa 5800 në burgjet brenda vendit.
“Diku tek 5 mijë shtetas shqiptarë janë në burgje jashtë Shqipërisë. 5800 i kemi në burgjet në Shqipëri.
Në Greqi dhe Itali kemi shumicën e shqiptarëve, rreth 2 mijë për secilin shtet. Pastaj Anglia dhe Gjermania, vonë ka dalë Holanda. Për të hyrë në tregje informale, siç është tregtia e drogës, sigurisht do të hysh me agresivitet, kjo është specifika pse shqiptarët bëhen të rrezikshëm.
Ka dhe një mendjelehtësi mes nesh, që ku ka punë me lekë ne nuk pyesim. Kjo është tipologjia e shqiptarëve dhe këtë analizë e kishin bërë britanikët.
Kjo është pak a shumë arsyeja pse ky lloj krimi, trafiku i drogës, në vitit e fundit është mbizotërues. Ky trafik funksionon në shtete me popullsi të madhe. Shqipëria është vend tranzit. Synohen tregje të ngritura. Aty krijohen dhe paratë e mëdha’, u shpreh ish-ministri Ylli Manjani”, ka thënë Manjani.