Canaj i drejtohet Starovës: Ti do e fusje Malën po të ishe te Partizani

schedule23:24 - 30 Janar, 2020

schedule 23:24 - 30 Janar, 2020

Agim Canaj thekson në emisionin “Pressing” në ANBC News se rivaliteti në Superiore është shumë i madh, teksa lëshon edhe një batutë për Sulejman Starovën.

Ka rivalitet, por nuk ka skuadra që mund të fitojnë 6-7 ndeshje. Kanë lënë pikë të gjithë. Mendoj se kriza është edhe prej kontingjentit të lojtarëve. Po të ishe ti (i drejtohet Starovës) Malën do e fusje.

Partizani ka shënuar dy gola në tetë ndeshje, duke përfshirë edhe miqësoret e fazës përgatitore. Ka krizë në sulm dhe në mbrojtje, në dy repartet“, thekson Canaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!