Newcastle vazhdon të përforcohet në merkato dhe ka përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes. “Qymyrxhinjtë” kanë arritur akordin me Tottenham për shërbimet e Danny Rose.
29-vjeçari është huazuar te Newcastle deri në fund të sezonit. Anglezi me origjinë nga Xhamajka zhvilloi 16 ndeshje në fazën e parë me Spurs, teksa numëron edhe 29 ndeshje me kombëtaren angleze.
Gjatë kohëve të fundit u përplas me Jose Mourinhon në stërvitje dhe ky mund të jetë një nga shkaqet e largimit. Portugezi nuk toleron askënd që i del kundër dhe Rose do të vijojë karrierën te Newcastle. /abcnews.al
✍️ #NUFC are delighted to announce the signing of Danny Rose from @SpursOfficial on loan until the end of the season.
Welcome to Newcastle United, Danny!
— Newcastle United FC (@NUFC) January 30, 2020